Detaje të reja zbardhen lidhur me rastin në lagjen nr 10 në Korçë, ku një 45-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.
Advertisements
Makina ku u gjet i pajetë 45-vjeçari
Makina ku u gjet i pajetë 45-vjeçari
45 vjeçari nga fshati Sovjan i Maliqit, i cili u gjet i pajetë brenda makinës së tij mbrëmjen e sotme në Korçë kishte humbur kontaktet me familjarët prej mëngjesit të sotëm kur ishte larguar për në punë në qytetin e Korçës.
Advertisements
Pas disa thirrjeve telefonike të humbura bashkëshortja e 45 vjeçarit ka bërë kallëzimin në komisariatin e Maliqit duke shpjeguar se bashkëshorti i saj vuante nga trompoza.
Pas kallëzimit policia ka nisur menjëherë me procedurat.
Trupi i pajetë i 45 vjeçarit u gjet brenda mjetit të tij në një rrugë dytësore në unazën e qytetit të Korçë.
Policia me një komunikatë zyrtare sqaron se 45 vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të sqarojë shkakun e vdekjes.
Paraprakisht edhe nga kryqja në vendin e ngjarjes (në mjet) dyshohet që viktima mund të ketë pirë stimulues, si pasojë e të cilave dyshohet se ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.