DETAJE nga VRASJA e Fatbardh Licit, “MISSI” një ditë para ekzekutimit festoi me Safetin: Ndihmoi Astmer Bilalin!

Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, është arrestuar më 26 shkurt 2023, pas një hetimi të thelluar nga SPAK. Ajo akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje që ka ndodhur më 10 gusht 2018.

Advertisements

Ago, e njohur në fushën e showbiz-it dhe ish-miss, dyshohet të ketë ndihmuar autorët e vrasjes, duke transportuar një prej tyre, Asmer Bilalin, nga Shkodra në Tiranë. Ajo është marrë në pyetje që në vitin 2018, por ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen. Megjithatë, hetuesit kanë paraqitur prova që tregojnë se ajo ka qenë në Shkodër ditën e vrasjes, duke përfshirë të dhëna nga antenat celulare.

Advertisements

Eria Ago, e cila ka qenë e lidhur me Safet Bajrin për tre javë, ka pranuar se ka qenë me të në një lokal me muzikë një ditë para vrasjes. Ajo u arrestua pas një seance të zhvilluar në Apelin e Posaçëm, ku kërkoi të anulohej masa e “arrest në burg” duke argumentuar se provat nuk qëndrojnë dhe se gjendja e saj shëndetësore është e rënduar.

Gjatë hetimit, është zbuluar gjithashtu se Ago është përfshirë në një rrjet prostitucioni, sipas përgjimeve të vitit 2020 që çuan në arrestimin e Hermes Nikajt, i njohur si “Zogu i Tiranës”. Ajo ka reaguar duke mohuar akuzat dhe ka pretenduar se ishte shpifje për të dëmtuar figurën e saj.

Vrasja e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në një kafene në Shkodër, ka lidhje me një përplasje mes fiseve Bajri dhe Lici, ku dyshohet se ka pasur hakmarrje për atentatin ndaj Lulëzim Kullës. Vrasja e Licit ka ngjallur shumë dyshime dhe ka çuar në arrestimin e disa personave të përfshirë, përfshirë Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Sot, Eria Ago vazhdon të mbajë qëndrim mohues, duke insistuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen.