Detaje nga vrasja e paguar e Liridonës, autori darkoi në të njëjtin restorant ku ndodhej 30-vjeçarja me burrin dhe fëmijët! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

by editor

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, krim i paguar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Advertisements

Sipas mediave në Kosovë, Granit Plava, personi që dyshohet se vrau Liridonën ishte në të njëjtin restorant ku ndodhej edhe çifti Naim-Liridona.

Advertisements

Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e restorantit në Graçanicë, ku ndodhej edhe natën e krimit.

Aty, ajo shkoi aty në mbrëmjen e 29 nëntorit, bashkë me burrin Naim Murseli dhe dy djemtë e saj.

Por 30 vjeçarja nuk ishte në dijeni se vetëm pak tavolina më tutje, po hante darkë Granit Plava, personi që dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për ta vrarë Liridonën.

Ai kishte porositur “pleskavicë” dhe ndërkohë që hante e vëzhgonte tavolinën ku Naim Murseli ishte bashkë më familjen.

Siç raporton T7, Plava është ngritur pak minuta më herët sesa familja Murseli të largohet nga restoranti.

Largimin e tij pas dy orë qëndrimi në restorant e kanë filmuar edhe kamerat e sigurisë që tashmë janë në duar të policisë.

Përmes këtyre kamerave Policia e Kosovës identifikoi se Plava u largua me makinën e njëjte që ishte parë edhe tek vendi ku ndodhi ngjarja tragjike e 29 nëntorit.

Plava po priste tek një vend në Bërnicën e Epërme të cilët banorët e quajnë Sinidoll që gjendet në periferi të Prishtinës, aty ku familja Murseli kishte blerë një shtëpi.

You may also like