27-vjeçarja e cila tentoi të hidhej nga Ura e Bunës në lum së bashku me katër fëmijët e saj të mitur dyshohet se ka lajmëruar dikë para.
Advertisements
Ajo është nisur drejt urës së Bunës së bashku me fëmijët e saj dhe përpara se të kryente aktin, ka telefonuar një familjarin e saj për t’i dhënë lamtumirën.
Advertisements
Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë, ku patrulla fatmirësisht ka qenë shumë afër dhe kanë ndërhyrë disa policë duke e ndaluar gruan.
Ajo ishte ndarë nga bashkëshorti prej pak kohësh dhe se jetonte te prindërit së bashku me fëmijët 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. Në muajt e fundit 27-vjeçarja ka shfaqur një gjendje shumë të renduar psikologjike.
Ata u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.