Detaje/ Sherri mes Fevziut dhe Qorit vijoi edhe gjatë publicitetit, moderatorit nuk i dilte inati (Video)

Debati i mbrëmshëm mes Blendi Fevziut dhe Arlind Qorit në “Opinion” ka bërë bujë të madhe. Sot është komentuar gjatë ajo që ndodhi në studion e Klan, pasi Qori akuzoi drejtpërdrejt Fevizun dhe Frangajn se ata i kishin mbyllur prej dy vitesh derën e televizionit.

Advertisements

Debati ishte shumë i ashpër mes tyre, por mësohet se ai ka vijuar edhe gjatë publicitetit. Pasi agravoi situata, Fevziu kaloi në reklama, por nuk i ka ikur inati me Qorin duke vijuar përplasjen.

Advertisements

Pjesë nga debati jashtë kamerave

Fevziu: Këtu nuk guxon njeri. Nuk guxon njeri, të merrni nëpër këmbe 27 vite të punës time me thashetheme. Po ai (Arian Çani) që të ka thenë pse s’të mori ty pa e pyetur pronarin. Ore pse s’të mori ai pa pyetur pronarin? Po mua pse s’më tha pronari pse e merr.

Qori: Ai më ka thenë mua s’më ka lenë, në këtë institucion.

Fevziu: Ore është faji i atij. Edhe mua më thonë gazetarët, mua s’më lëne ta nxjerr këtë lajm. Po nuk e lanë, gazetari ikën nga puna. Sot nuk je skllav. Sot ikën e punon në një vend tjetër.