Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetase shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur pas problemeve në familje.
Advertisements
Përmes një njoftimi që viktima, Fatbardha Pali ka bërë në rrjetet sociale para se t’i jepte fund jetës, ka renditur problemet me të cilat ajo ishte përballur, që nga tradhëtia e bashkëshortit, te përplasjet në familje.
Advertisements
LETRA TRONDITËSE e Bardha Palit/ Çfarë i shkruante SHQIPTARJA të shoqit para se të vetvritej! Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli të mbijetonte.
Ndër të tjera në shkrimin e saj, ajo thotë se i ka kërkuar ndarjen burrit të saj, por ai i ka hequr lekët nga banka. Po ashtu ajo flet edhe për dhunë psikologjike të bashkëshortit ndaj saj.
Po ashtu ajo përmend dy gra me të cilat pretendon se e ka tradhtuar bashkëshorti, të cilat dyshohet se janë dy të afërme të saj, Lona dhe Mira. Ajo i kërkon falje djalit të saj, për aktin e planifikuar të vetëvrasjes.
47-vjeçarja, në postimin e saj, ka treguar se për t’u hakmarrë ndaj tradhtisë së të shoqit, Ilir Pali, nisi të fliste me një burrë një Greqi dhe e tradhtoi me të.
Përpara se të ndërmerrte aktin ekstrem ditën e premte, Bardha kishte tentuar dhe njëherë vetëvrasjen, ku litarin ia kishte dërguar me foto bashkëshortit të saj, por ky i fundit i kërkoi që të mos e bënte pasi çdo gjë do të zgjidhej.
“Unë për t’i marrë hakun burrit tim fillova të shkruaj me një xhaje. Po ky xhaja Lonën e Afrimit dhe Mirën e Ladit i kishte kaluar nëpër duar shumë herë, i kishte nxjerrë dhe për kafe në Olymbja të dyja. Vajtën i pastruan dhe shtëpinë të dyja pa llaf të burrave zonjat. Nga ana e këtyre e njoha un atë, po un po e prisja atë rast që t’i dhimbte shpirti burrit tim siç me dhimbte mua shumë vite me radhë. Unë thjesht një hakmarrje bëra.
Më detyroi Iliri, bënte seks me mu, përdorte fjalët që përdorte me dashnoren i thosha mos mi thuaj këto i kam parë ke videot qe ke shkëmbyer me k*rvën. Burri im pagoi 2 mijë euro më hapi Whatsapp, i pa të gjitha. Në debat e sipër thashë nuk rroj më, jo më tha Iliri mos e bën këtë gjë për fëmijët, do e kalojmë këtë gjë ok. Se dhe veten e vet e dinte se ishte i dhjerë.
Drita më tha që kur i pa çfarë kishte bere i vëllai, lëre rrugëve më tha, vëlllai im ka arritur deri këtu. Unë durova po hakun pa ja marr nuk ja leja, prandaj më tha mos e bëj të keqen për fëmijët, se u bëra gati të varja veten që me kohë se ja çova foto litarin që kisha varur, prap me erdhi keq kur më mori në telefon me tha ‘ik ke fëmijët se do e kalojmë çdo gjë bashkë”, rrëfeu e ndjera.