Detaje SHOKUESE nga vrasja e 32-vjeçares në Durrës/ Gazetarja: Është vrarë dikur tjetër, më pas u hodh…

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një 32-vjeçare e identifikuar si Luljeta Preza, është gjetur e pajetë poshtë “Urës së Dajlanit”. Sipas Policisë, ajo dyshohet të jetë vrarë pasi në trup i janë gjetur shenja, që mendohet të jetë qëlluar me një mjetë prerës.

Advertisements

“Në vendin e hedhur nuk janë gjetur shenja gjaku, ajo që dyshohet është se ajo mund të jetë vrarë diku tjetër dhe pastaj të jetë hedhur aty”, mësohet nga burimet.

Advertisements

Sipas burimeve zona e “Urës së Dajlanit”, është një zonë e njohur për prostitucion, ku vajzat fshiheshin pas shkurreve për të gjetur klientë, për të ushtruar profesionin e ndaluar të prostitucionit.

“Vajza së bashku me vajza të tjera, ka qenë e proceduar penmalisht dhe herë të tjera për prostitucion. Kjo është një zonë ku vajzat rrinin aty për të gjetur klientë. Vajza e vrarë i përket komunitetit rom”, tha gazetarja.

Për këtë rast policia ka shoqëruar 17 persona në Komisariatin e Durrësit.