Detaje shokuese nga vr*sja e studentit shqiptar në SHBA, flet njerku i tij: E filmuan dhe e tallën teksa po jepte…

by editor

Top Story solli nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka, ngjarje që tronditi Amerikën. Bashkëshorti i Majlindës dhe njerku i Denisit, Jamie është ai që ka parë videon e tmerrit prej 3 minutash, ku dukej sesi shokët nuk i erdhën në ndihmë Denisit kur ai po jepte frymën e fundit, por zgjodhën ta filmonin dhe ta tallnin atë. Ai tregon se pamje të tilla aq të rënda, nuk janë as nëpër filma. Jamie tregon sesa e donte jetën Denisi, sa ambicioz ishte dhe sesi studionte aq shumë për të marrë dy diploma.

Advertisements

Grida Duma: A mund ta pyes Xhemin vetëm për momentin e videove dhe pastaj do të të pyes për marrëdhënien tënde me Denisin, e cila ishte vërtet e veçantë. Cili ishte ai moment shokues kur kuptove se kishte disa video që jepnin prova për atë që ndodhi mes djemve dhe Denisit?

Advertisements

Jamie: Unë u informova nga njëri prej miqve të Denisit. Kishim marrë vesh nga policia që atë natë ishin bërë video. Dhe janë shumë mizore. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, as në filma. Ishte përtej imagjinatës, nuk mund ta sajosh diçka të tillë.

Mënyra se si ata e trajtonin… Dhe se sa në shqetësim ishte ai, dhe ata vazhdonin. Ka vetëm rreth tre minuta e gjysmë video, por gjatë një periudhe prej ndoshta 4 ose 5 orësh. Ne shohim vetëm një pjesë të vogël. Por mund ta shohësh në vazhdim se si përkeqësohet. Dhe thjesht nuk arrij ta kuptoj se si djemtë që ishin aty nuk njoftonin urgjencën e të kërkonin ndihmë për të. Dhe në pikën kur ai ishte shumë afër vdekjes, ata e ngacmonin dhe e tallnin. Një mungesë respekti i plotë për jetën. Sjellje sociopatike, psikopatike.

Advertisements

Grida: Cila ishte reagimi yt emocional? A doje t’ia tregoje Lindës këtë apo doje ta mbroje?

Jamie: Jo, nuk doja t’ia tregoja Lindës. Aspak.

Ishte shumë për të. E dinte që ishte keq. E dëgjoi nga policia dhe njerëzit që tregonin se sa tronditëse ishte. Dhe është. Është shokuese, Të thyen zemrën. Isha i trishtuar, isha i zemëruar, ndihesha i pafuqishëm. Kalonin emocione të ndryshme. Dhe më bënë të njëjtën pyetje në gjyqin civil kur po dëshmoja. Pesë vite e gjysmë më parë kur e pashë për herë të parë… Nuk e kisha parë për një kohë të gjatë. Nuk doja t’i shihja videot, por u paraqitën në gjykatë dhe ndjenjat ishin të njëjta, i njëjti reagim si herën e parë kur e pashë, ashtu dhe herën e fundit pesë vite më vonë. Ishte thjesht e tmerrshme.

Grida: Kishit një marrëdhënie shumë të veçantë, apo jo? Kam parë disa video të shkurtra, se si luanit të dy kitarë. A ndanit interesa të përbashkëta, të themi, shpirtërore, emocionale, ndjenja dhe shije të sofistikuara. Si e mbani mend atë? Si e keni parë të rritet?

Jamie: Po, e njoha Denisin kur ishte 15 vjeç, dhe e njoh Denisin për gjashtë ose shtatë vite pothuajse. Dhe e pashë të bëhet nga një djalosh i ri adoleshent në burrë të ri. Edhe kur e takova për herë të parë, ishte e mbresëlënëse se sa i sjellshëm ishte, sa kureshtar ishte, inteligjent. Mund të bisedoje me të për gjëra që shfaqte kureshtje dhe nuk ishin biseda tipike si me një djalë 15-vjeçar. Kishte një besim të thellë, e donte Jezusin dhe ne flisnim shumë për këtë. Unë ndihesha si mentor për të në shumë gjëra, por gjithashtu edhe si mik. E pëlqente muzikën dhe kur mori vesh që luaja kitarë, shfaqi shumë interes. Morëm një kitarë pak pas kësaj dhe i mësuam akordet dhe luanim këngë së bashku. E adhuronte. Mësonte një melodi të një kënge në kitarë dhe më thoshte: “Xhemi, shiko këtë, shiko këtë”, dhe luante. E bënte gabim herët e para, “prit”, thoshte “e kapa” dhe pasi luante ishte i lumtur dhe krenar. Pastaj mësonim këngën dhe luanim së bashku. Muzika ishte pjesë e madhe e marrëdhënies tonë. Sportet,

Denisi e pëlqente shumë futbollin, ishte tifoz me Milanin. Unë jam më shumë një tifoz i futbollit amerikan. Kështu që ndava dashurinë time për futbollin amerikan me të dhe e çova atë në ndeshjen e parë të NFL-së, Detroit Lions. Po, ai… Kishte ëndrra të mëdha. Mësoi nga nëna e tij që është mirë të ëndërrosh. Por gjithashtu mësoi që nuk mjafton të ëndërrosh, duhet dhe shumë punë. Ëndrrat mund të arrihen, por duhet të punosh shumë për to dhe ai ishte i gatshëm të bënte atë punë, qoftë akademikisht, ose me shoqatën e studentëve shqiptaro-amerikanë që krijoi. Bizneset, shkruante modele biznesi për një agjenci udhëtimi që donte të hapte. Pra, një person i jashtëzakonshëm në të gjitha nivelet.

Grida: Kur të pyeta se si u njohët ju të dy, më the që kam dëgjuar historinë e saj, sfidat dhe guximin e saj, dhe i thashë shokut tim që “kam takuar të duhurën” sepse “historia e saj më ka treguar që kam takuar të duhurën”, apo jo? Denisi ishte pjesë e historisë së saj gjithashtu dhe ti e ndjeje atë gjithashtu si pjesë të historisë tënde që nga momenti i parë?

Jamie: Një nga gjërat e para që ajo më tregoi ishte për Denisin. Ajo më pyeti a kam fëmijë dhe unë kisha dy vajza, vajza më të mëdha, afërsisht në moshën e Denisit. Mendoj se një nga gjërat që na afroi shpejt ishte dashuria e përbashkët për fëmijët dhe përkushtimi. Unë isha baba beqar dhe vajzat i mbaja gjysmën e kohës, gjë që është pak e pazakontë në Shtetet e Bashkuara. Shpesh herë babai nuk ka kujdestarinë 50/50 dhe besoj se ajo ka menduar: “Kjo është diçka e veçantë, ky mund të jetë ndryshe”.

Grida: Tregon diçka për ty.

Jamie: Dhe sigurisht historia e saj ishte, sigurisht, përkushtimi dhe dashuria për Denisin. Kështu që, po, unë u njoha me Denisin disa muaj pasi u takuam. Më la mbresa dhe nuk u befasova, bazuar në atë që dija për nënën e tij. Por ishte thjesht e lehtë. Më pas bashkuam familjet tona përmes martesës dhe vajzat e mia e adhuronin Denisin. Po, ishte e mrekullueshme, ishte e pabesueshme.

Grida: Linda më ka thënë shpesh që pa ty, pa mbështetjen tënde, dhe duke qenë personi i mrekullueshëm që je për të, si bashkëshort dhe si mik, ajo nuk do t’ia kishte dalë mbanë. Por mendon se të qenit amerikan i lindur e ka forcuar procesin gjyqësor dhe mundësitë e saj për ta fituar gjyqin? Sepse Linda më ka thënë shpesh që: “Unë isha emigrante, erdha në SHBA dhe po të kisha pasur bekimin që të kisha Xhejmin me vete, ndoshta nuk do të më merrnin shumë seriozisht”. E mendon kështu?

Jamie: Fakti që flas gjuhën, natyrisht, e ndihmoi me shkrimin e e-mail-eve dhe komunikimin e asaj që ajo përpiqet të shprehë me këdo që duhet ta dëgjojë. Mendoj që kjo pjesë e ka ndihmuar, për të mbaruar punë me disa nga këto gjëra.Por kam përshtypjen që me ose pa mua, ajo do të gjente një mënyrë tjetër. Por jam i nderuar, i privilegjuar, i bekuar që jam përkrah saj për ta ndihmuar.

You may also like