Detaje të reja/ Atentati në Don Bosko, i shpalluri në kërkim mori makinë me qira, i ndërroi targat

by editor

Të tjera detaje mësohen në lidhje me identifikimin e dy personave, që kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur në Don Bosko, ku u plagosën Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Advertisements

I shpalluri në kërkim, makinës me të cilën ka shkuar në ngjarje i ka vënë targa të tjera.

Advertisements

Kamerat e sigurisë kanë kapur makinën dhe targat. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kujt i përkasin targat dhe ka zbuluar se targat i përkasin një automjeti tjetër.

Policia ka gjetur zotëruesin e mjetit, i cili ka deklaruar se automjetin i ka dhënë me qira Denis Tahirit.

Advertisements

Policia zbuloi se Tahiri i ka hequr targat mjetit të marrë me qira dhe ia ka vendosur mjetit që ka shkuar në ngjarje.

You may also like