Detaje të reja nga aksidenti në aksin Përrenjas- Librazhd/ E fejuara humbi jetën, 34-vjeçari në gjendje kritike

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd, ku një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa e fejuara e tij ka humbur jetën.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:10, në vendin e quajtur Pishkash, kur makina Benz, e drejtuar nga Zef Sinani, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion me targa të Shkupit.

Advertisements

Zef Sinani është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike, dhe tani ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. E fejuara e tij ka humbur jetën në vendngjarje, dhe trupi i saj është dërguar në morgun e Elbasanit. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka nisur hetimet dhe dyshon se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të automjetit nga ana e 34-vjeçarit.