Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen me armë zjarri të Bujar Nasufit mbrëmjen e sotme, në Tiranë.
Advertisements
Mësohet se 56-vjeçari është person i paskeduar më parë nga policia, i cili është qëlluar në makinë, ku ndodhej vetëm.
Advertisements
Ai së bashku me vëllain, ishin pronarë të një mobilierie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ku dhe iu bë dhe atentati.
Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi, teksa dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.