Një shqiptar ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Frosinones të Italisë.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:00 përgjatë rrugës qendrore të Frosinones, ku pranë një lokali, dy persona u afrohen 4 shqiptarëve dhe nisin të debatonin me ta për arsye që ende nuk janë të ditura.
Advertisements
Papritur njëri prej tyre nxjerr armën dhe fillon të qëllojë duke vrarë njërin prej tyre dhe duke lënë të plagosur 3 persona të tjerë. Viktima mësohet se ka marrë një plumb në qafë dhe për shkak të plagës së rëndë nuk ka arritur të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha.
Hetuesit nga Skuadra Fluturuese e stacionit të policisë Frosinone ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.