Detajet e reja/ Gjimnazistja që u hodh nga kati i dytë dhunohej nga prindërit

by editor

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të hënë në Elbasan, ku një vajzë 17-vjeçare, nxënëse e klasës së 10-të, u hodh nga kati i dytë i gjimnazit “Vasil Kamami”.

Burime bëjnë me dije se e mitura është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor të cilët e dhunonin. Pasi Policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës, u mësua se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë pushimit midis orëve.Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Ajo është regjistruar në shkollë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Advertisements

Mësohet se vajza aktualisht ndodhet në spitalin e Elbasanit. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dhuna nga prindërit dyshohet si shkaku i ndërmarrjes së këtij akti ekstrem nga 17-vjeçarja. Disa psikologë po merren me rastin.

Ndërkohë të gjitha institucionet ZVA dhe qendrat rezidenciale kanë marrë urdhër për mos publikimin e rastit pasi vajza është e mitur dhe kontigjent vulnerabël.

Advertisements

You may also like