Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse.
Advertisements
Janë zbardhur detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në “Don Bosko”. Në banesën e Aranit Beqirit është është hedhur lëndë shpërthyese tritol.
Advertisements
Nga pamjet e sigurisë ka rezultuar që tritoli është hedhur nga një person, i cili ka qenë i maskuar me kapuç në kokë.
Tritoli është hedhur në oborr dhe nuk ka dëme materiale. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, duke qenë se Aranit Beqiraj nuk është në Shqipëri, por jashtë vendit.
Advertisements
Për pronën nuk ka konflikte ndërkohë që është proceduar para disa muajsh nga policia për ndërtim pa leje pasi ka nisur rikontruksionin e shtëpisë pa leje.
“Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.