DETAJET/ Gjoshi s’e nxori armën, e qëlloi direkt Dedjan nga xhepi i xhupit! Autori ruante lëvizjet e viktimës, shoqërohen dhe familjarë të të kërkuarit

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në Ndroq, ku humbi jetën Alfred Dedja.

Advertisements

Viktima ndodhej i ulur në lokal me një mikun e tij, njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit. Autori, pasi ka hyrë në lokal ka shkuar në tavolinën që ndodhej Alfref Dedja dhe e ka qëlluar atë menjëherë me armë, duke mos pasur asnjë diskutim mes tyre.

Advertisements

Pistoletën autori nuk e ka nxjerrë në asnjë moment dhe ka qëlluar nga xhepi i xhupit. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal, si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi.

Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja, e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur. Referuar këtij fakti, dyshohet nga hetuesit se autori ka qenë më herët përgjatë zonës, duke ruajtur lëvizjet e objektivit të tij.

Viktima është qëlluar disa herë me armë, por vetëm dy prej plumbave e kapën në trup. Në vendngjarje është gjetur një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.