Opinioni publik është në gjendje shoku në Greqi nga historia e një vajze 9 vjeçare e cila është abuzuar seksualisht nga vetë babai i saj që aktualisht është 40 vjeç. Një ngjarje dramatike që ka përfshirë një çift të ndarë, me dy fëmijë.
Advertisements
Historia e shëmtuar e incestit ka nisur pesë vjet më parë në Spartë, Greqi, kur e vogla ishte vetëm 4 vjeçe, raporton noa.al duke cituar mediat kryesore greke.
Advertisements
Hetimi nxori se burri nisi veprat e turpshme me të bijën kur ai ishte 35 vjeç dhe arriti të kryejë edhe marrëdhënie seksuale me të, në mënyrë sistematike.
Historia kishte pesë vite që vazhdonte, por vetëm ditët e fundit, vajza, tani 9 vjeçe, arriti të marrë kurajën që të flasë me të ëmën dhe t’i tregojë çfarë po kalonte, por kjo ndodhi vetëm nga zbulimi rastësor i vëllait të saj 2 vjet më të madh.
Zbulimi erdhi pasi djali 11 vjeçar pak ditë më parë shkoi ashtu si çdo herë në banesën ku jetonte i ati i ndarë nga e ëma.
Në shtëpi djali 11 vjeçar gjeti një kuti me prezervativë mes sendeve të tjera dhe e pyeti të atin se çfarë ishte saktësisht.
I ati i tha se nuk ishte ishin të tijat por të një shoku të tij. Por 11-vjeçari nuk e besoi dhe kur u kthye në shtëpinë e mamasë, e cila jeton me partnerin/en e saj, i tregoi asaj çfarë kishte parë në shtëpinë e babait.
Nëna, duke kapërcyer tronditjen fillestare, u përpoq të mësonte më shumë teksa në bisedë ishte edhe vajza e saj 9-vjeçare.
Në pyetjet e vazhdueshme të nënës 37-vjeçare, vogëlushja shpërtheu në lot dhe i zbuloi të ëmës tmerrin e të jetuarit në duart e të atit që në moshën vetëm 4-vjeçare.
Rrëfimi detyroi nënën të njoftojë policinë dhe pas kallëzimit që ajo bëri, antikrimi i vuri prangat 40 vjeçarit A.X që shikoni në foto. Arrestimi ishte telash më vete për policinë pasi i dyshuari kishte marrë arratinë, por u kap në ikje e sipër disa kilometra larg vendbanimit.
Në celularin e të dyshuarit u gjetën disa foto dhe video ku perversi kishte filmuar veten e tij duke kryer aktet e turpshme me të bijën. Ishin gjithsej plot 79 foto e video. /noa.al