Një konflikt i çastit është bërë shkak i plagosjes së 24-vjeçarit Jaser Osmani në Shkodër.
Advertisements
Autori, pasi ka qëlluar në kofshë të riun në lagjen Salo Halili, është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Advertisements
Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.