Detajet tronditëse / Flet e mitura që u abuzua s*ksualisht nga Kevin Cungu: Unë kam qenë vajza e pestë që e pësoi… (Video)

by editor

15-vjeçarja që denoncoi Kevin Cungun për abuzim seksual dhe dhunë, ka rrëfyer detaje tronditëse në një intervistë ekskluzive për “Top Neës”.

Advertisements

E mitura ka rrëfyer se Kevin Cungu, i cili thyente rregullisht masën “arrest i shtëpisë” duke lëvizur jo vetëm i lirë, por edhe i armatosur, e përdorte shtëpinë e vajzës së mitur si vend për të fshehur një armë zjarri tip “Kallashnikov”.

Advertisements

Ajo ka thënë se është takuar disa herë me Cungun, i cili e përndiqte me makinë në rrugët e lagjes, dhe i ka shkuar disa herë në banesë, por pa kryer marrëdhënie intime.

Derisa një ditë, sipas saj, Cungu e ka dhunuar e më pas përdhunuar për 4 orë.

Advertisements

E mitura ka thënë se pasi ka vendosur ta denoncojë, ajo dhe familjarët e saj kanë marrë dhjetra mesazhe kërcënuese nga Cungu por edhe miqtë dhe familjarët e tij.

Ajo është shprehur se Kevin Cungu ka abuzuar edhe me 4 vajza të tjera, por ato nuk kanë guxuar ta denoncojnë.

22-vjeçari Kevin Cungu është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.

You may also like