Gazetarja e Euronews Albania Sara Demushi sjell detaje tronditëse nga aksidenti që ndodhi në në autostradën “Tiranë-Durrës” ku një 28-vjeçar ka gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë
Advertisements
Viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë. Pasi furgoni është përplasur kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.
Advertisements
28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi Gëzim Muçaj, rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçe.
Për pasojë, shtetasi Gëzim Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.
Shtetasi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.