Detaji shokues! Bashkëshorti i 30 vjeçares në Berat pa gruan me fëmijën kur i përplasi “BMW-ja”

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar në Berat, ku një automjet përplasi për vdekje një 30-vjeçare, e cila ka qenë duke ecur bashkë me fëmijën e saj 2-vjeçar.

Advertisements

Viktima është shtetasja Lavdie Gjata, e cila mësohet se ka qenë duke ecuar anash rrugës me fëmijën në krah në “Berat-Dimal”, në zonën e fshatit Moravë, kur është përplasur nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga 25-vjeçari A.Tafa.

Advertisements

Skenën e tmerrshme e ka parë dhe bashkëshorti i 30-vjeçare, i cili ka qenë duke e pritur në krahun tjetër të rrugës Lavdie Gjatën, së bashku me djalin e tyre.

Kur ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, 30-vjeçarja ka qenë pa shenja jete, teksa fatmirësisht fëmija 2-vjeçar ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.

Shoferi 25-vjeçar A.Tafa është shoqëruar në komisariat pas ngjarjes, teksa Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.