Feliks Haxhija, detektivi më i vlerësuar në Dallas, SHBA, rrëfen eksperiencën e tij në këtë profesion dhe na zbulon rastet më të vështira të investigimit, me temë tradhtinë në çift
Advertisements
I ftuar në mëngjes në emisionin “Rreze Dielli” ishte detektivi i njohur privat që jeton në Dallas, Feliks Haxhija. Nëse më parë e keni hasur një detektiv në rol, nëpër filma apo seriale, Feliksi, djali me origjinë nga Vlora, është një detektiv i vërtetë.
Advertisements
”Pasi përfundova studimet, isha mes dy zgjedhjesh, ose do bëhesha oficer policie, ose do bëhesha detektiv privat, por unë zgjodha këtë të fundit” e nis kështu bisedën Feliksi.
Më pas ai foli për raste konkrete që kanë bërë shumë bujë gjatë punës së tij.
Advertisements
“Ishte një zotëri që ishte lidhur me kunatën, nusen e vëllait të tij të ndarë nga jeta…I survejuari i dërgonte para asaj, ndërsa e shoqja mendonte se po ndihmonte kunatën…E kam ndjekur në tre shtete për nëntë orë me makinë, ku në darkë e kapëm me kunatën dhe aty u zbulua tradhtia. Por më e keqja ishte se ai kishte dhe një fëmijë me të” u shpreh Feliksi në studio, duke shtuar se janë të shumta rastet e tradhtive që ka kapur gjatë gjithë karrierës së tij.
I pyetur nga moderatorja për rrezikun e punës që bën, ai tha se dy herë e kishin kërcënuar me armë, por kjo nuk e kishte trembur aspak.
Më pas Feliksi foli dhe për një rast tjetët tradhtie…
”Burri e dinte që gruaja e tradhtonte, por nuk e provonte dot…një ditë kishte lënë orën inteligjente në karikim në shtëpi dhe aty burri e sheh rastësisht, dhe më kërkon mua që t’a ndiqja rastin” u shpreh detektivi, duke shtuar se rasti në fjalë i referohej një vajze që tradhtonte të shoqin me profesorin e saj në Universitet.
Feliksi aktualisht e ushtron profesionin e detektiv-it privat në shumë çështje të rëndësishme në mbarë Amerikën, ndërsa është shumë i fokusuar në trajnimet profesionale të fushës së tij. Falë punës, përkushtimit dhe pasionit, është kualifikuar si një ndër detektivët më të mirë të Dallasit me shumë vlerësime dhe çmime. Prej disa vitesh ai ka themeluar dhe agjencinë e tij private të investigimit që prej pak kohe vlerësohet me yje për shërbimet profesionale që ofron. Report Tv