Një individ përplasi automjetin e tij me turmën që demonstronte në qendër të Mynihut të enjten, duke plagosur 28 persona, përfshirë fëmijë, thanë autoritetet.
Advertisements
Zyrtarët thanë se besojnë se kanë të bëjnë me një sulm, ndërsa është arrestuar autori i dyshuar, azilkërkues nga Afganistani.
Advertisements
Punonjës të sindikatës “ver.di” po protestonin në një rrugë pranë qendrës së Mynihut rreth orës 10:30 të mëngjesit kur një automjet parakaloi një mjet të policisë që shoqëronte turmën. Shoferi shtoi shpejtësinë e makinës e cila goditi fundin e turmës së protestuesve.Zëvendës shefi i policisë, Christian Huber, tha se organet e rendit qëlluan me armë zjarri ndaj makinës para se të arrestonin të dyshuarin. Ai tha se besohet të jenë plagosur 28 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Një makinë e dëmtuar mund të shihej në vendngjarje si dhe këpucë.
I dyshuari është azilkërkues 24-vjeçar nga Afganistani, tha zoti Huber.
“Dyshohet për sulm, duket i tillë”, tha për gazetarët në vendin e ngjarjes guvernatori i Bavarisë, Markus Soder.
Incidenti pas një sërë sulmesh gjatë muajve të fundit ku janë përfshirë emigrantët. Sulme të tilla e kanë nxjerrë këtë çështje në ballë të fushatës elektorale para zgjedhjeve të 23 shkurtit në Gjermani.
Një sulm me thikë në Aschaffenburg të Bavarisë la të vrarë një fëmijë dy vjeçar dhe një person tjetër.
Masat e sigurisë do të shtohen gjatë ditëve të vazhdim në kryeqytetin bavarez për shkak të Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Takimi i përvitshëm, i cili fillon punimet të premten, mbledh udhëheqës ndërkombëtarë të politikës së jashtme dhe sigurisë.
Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrman, tha se autoritetet nuk besojnë se përplasja e makinës ka lidhje me konferencën, por ende duhet të përcaktojnë motivin pas incidentit./zeri i amerikes