Dh*noi për vdekje Eglin, zbardhen detaje të reja, Denis Meçe ofroi garanci pasurore për të mos u futur në burg

by editor

Zbardhet vendimi i gjykatës së Korçës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj Denis Meçes, i dyshuar si autor i vrasjes së Egli Progës më 10 gusht në Pogradec.

Advertisements

Avokati i Denis Meçes, ka kërkuar që ndaj 29-vjeçarit, të ketë masë tjetër sigurie. Eduart Muçi, avokati i Meçes, kërkoi që të cilësohet i ligjshëm arrestimi, por sipas tij, duhet të ketë masë më të lehtë, sikurse “arrest në shtëpi, apo “garancia pasurore” në vlerën 1 milion lekë.

Advertisements

Në dëshminë e tij, Meçe ka deklaruar se Proga e ka ofenduar. Meçe tha se ai donte që ta gjuante me shpullë Progën, por se ai ra papritur në tokë.

“Unë kam marrë cigaren dhe sa kam kthyer kurrizin, ky më shau. Nuk jam kam vënë veshin dhe kam dalë përjashta dhe jam ulur tek tavolina ime. Më pas, ai ka vazhduar të shante në drejtimin tim. Unë kam dashur t’i fusja një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më”, tha ndër të tjera Meçe në dëshminë e tij.

Advertisements

Ndërkaq, ka pasur debate mes Prokurorisë së Korçës dhe Policisë së Shtetit lidhur me procedimin dhe hetimin për vrasjen e Egli Progës të shtunën në Pogradec.

Prokuroria njoftoi se kishte ngritur akuzën për autorin, bazuar në provat që kishte referuar policia, si dhe ka nisur hetim për shpërdorim detyre për një inspektor policie në vendngjarje.

Por policia reagon duke thënë se ky i fundit përmbushi të gjitha detyrat funksionale. Sipas policisë, nuk ka asnjë lidhje mes inspektorit të akuzuar dhe hetimit të ngjarjes.

You may also like