Dh*nonte bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Advertisements

“Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur”, njoftoi policia.

Advertisements

Gjithashtu policia ka arrestuar një 64-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Stacioni i Policisë Kufitare Bajzë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Th., 64 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi dyshohet se do të ndihmonte një shtetas pakistanez, pasagjer në automjetin e tij, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.