Dhuna barbare ndaj 3-vjeçares, avokati i njohur nxjerr ‘zbuluar’ autoritetet: Sistemi nuk ishte në gjendje të zgjidhte situatën

by editor

Avokati Gentian Rumano ka komentuar dhunimin e 3-vjeçares në kopshtin “Stinet” nga edukatorja, ku pati dhe fraktura në këmbë.

Advertisements

Ai theksoi se sistemi në këtë rast nuk ishte ne gjendje të zgjidhte situatën duke shtuar se dhe në këtë ngjarje ishte media ajo që bëri publik rastin e rëndë.

Advertisements

Mes tjerash ai nënvizoi se policia duhet të ishte në gatishmërinë maksimale për ta identifikuar këtë çështje.

“Ajo që është për t’u evidentuar është se këtë rast nuk është se e zgjidhi sistemi por e zgjidhi ndërhyrja e medias. Ishte media që bëri evidentimin dhe presionin e rastit. Pra sistemi nuk ishte në gjendje të funksiononte me të gjithë mekanizmat që ka. E mori shumë lehtë këtë situatë. Policia duhet të ishte në gatishmërinë maksimale për ta identifikuar këtë çështje. Fakti që u bë publike menjëherë dhe që pati një impenjim nga ana e medias dhe me një përkrahje nga ana e publikut, kjo nuk i jepte të drejtën policisë që ta merrte me një përshkallëzim kaq të ulët”-tha ai.

You may also like