Qytetarë të shumtë janë mbledhur ditën e sotme në protestë para Ministrisë së Arsimit për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët”.
Advertisements
Qytetarët kërkojnë arrestimin e edukatores Majlinda Dehima, për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares ku si pasojë vajza ka pësuar edhe thyerje të këmbës. Ajo çfarë kërkojnë ndër të tjera qytetarët është edhe që të bëhen kontrolle në kopshte si private dhe shtetërore. Qytetarët protestojnë me pankarta në duar.
Advertisements
Ndërkohë bëhet me dije se pak minuta më parë edukatorja Majlinda Dehima që ushtroi dhunë mbi vajzën 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në kryeqytet është vënë në pranga.
Arrestimi i Majlinda Dehimës, ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë Tiranë për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” ndaj Dehimës për veprën penale “keqtrajtim i të miturit”./tvklan.al