Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30 vjeçares Liridona Ademajt, kryer ne 29 nëntor të vitit 2023.
Advertisements
Sipas kësaj prokurorie Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava janë të përfshirë në mënyrë direkte në vrasjen e Liridona Ademajt duke shtuar se aktakuze është ngritur edhe për një të pandehur të katër, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur për shkak të hetimeve, por për të cilin mendohet se ka qenë i përfshirë në vrasje në mënyrë jo të drejtpërdrejt.
Advertisements
Përsa i përket bashkëshortit Murseli, Prokurorja e ka cilësuar atë si planifikues të vrasjes.
Gjithsesi Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk dha më shume detaje rreth aktakuzës, por me shume publiku do të mësoj gjatë seancës gjyqësore.
Prokuroria e rastit, Javorka Perlinçeviç deklaroj se sipas dëshmive, e ndjera Liridona Ademaj dhe ish bashkëshorti i saj Naim Murseli gjatë kohës qe kanë qëndruar në Suedi kanë pasur ‘marrëdhënie të trazuara martesore’ por edhe problem pronësie.
Përveç këtyre, Perlinçeviç saktësoj se nuk ka pasur marrëveshje për pranimin e fajësisë nga të akuzuarit.
Kryeprokurori Zejnulla Gashi tha se pas ngritjes së aktakuzës Prokuroria pret nga gjykata një dënim kapital.