Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e Korçës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Advertisements
Sipas komunikatës, bashkëshortja është pajisur me urdhër mbrojtje, teksa vijojnë kërkimet për kapjen e Z.G., 41 vjeç.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku u shpall në kërkim shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e shtetasit Z. G. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Advertisements