Dhuna në kopsht e denoncuar nga Stop, reagon Policia e Shtetit: Hetimet nuk janë kryer të plota, pezullohen 3 policë

by editor

Tre punonjës policie të Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rënda lidhur me dhunën e ushtruar ndaj fëmijës 3 vjeç në kopshtin “Stinët”, ngjarje e denoncuar nga emisioni Stop në Tv Klan.

Advertisements

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për këtë rast dhe policët janë pezulluar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Advertisements

Kështu, janë pezulluar nga detyra zv/shefi i Komisariatit Nr.1, R.D.; shefi i seksionit për hetimin e krimeve Y.Ç. dhe specialisti për hetimin e krimeve, E.B.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se pas denoncimit të prindërve të fëmijës për dhunën në kopsht, strukturat hetimore kanë kryer veprime procedurale dhe materialet i kanë referuar në Prokurori për vlerësim brenda afatit që përcakton ligji.

Por, është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë kqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e kopshtit janë analizuar pas transmetimit të rastit në emisionin Stop në Tv Klan ditën e hënë, 6 Nëntor.

Njëkohësisht është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe edukatorja Majlinda Dehima, e cila shfaqet në pamje duke dhunuar fëmijën në kopësht. Ajo akuzohet për keqtrajtim i të miturve.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falenderon stafin e emisionit investigativ “STOP” për bashkëpunimin dhe për denoncimin e rasteve të paligjshmërisë.

Policia e Shtetit fton mediat dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën, duke iu garantuar reagim të ashpër ndaj tyre, sepse për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme është shumë i rëndësishëm procesi i vetëpastrimit nga radhët e Policisë, i punonjësve që abuzojnë me detyrën dhe me ligjin.

/tvklan.al

You may also like