Dhunë dhe tentativë grabitjeje në kishën e Ksamilit, policia arreston dy të dyshuar

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi dyshohet se janë autorë të tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë në Kishën e Ksamilit.

Advertisements

Në kuadër të operacionit të koduar “Fortuna”, u arrestuan Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, të cilët ushtruan edhe dhunë ndaj rojes

Advertisements

Po ashtu, sipas policisë këta dy persona janë të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.

Njoftimi:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes. Të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.