Detaje të reja dalin nga dhunimi i kamerierit pak pas mesnatës (26 mars) pranë një picerie në lagjen “22 Tetori” në Berat.
Advertisements
Raportohet se 17-vjeçari me iniciale B. D., i cili punonte në piceri, është dhunuar brutalisht nga dy vëllezërit, R. Q., 16 vjeç dhe G. Q., 16 vjeç, si edhe i mituri me iniciale I.B., 16 vjeç.
Advertisements
Tre adoleshentët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.
Ndërkohë kamerieri i cili u godit me grushte, shkelma e karrige, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.