Dhunimi i vajzës 3-vjeçare, dy DËSHMITË kontradiktore të drejtoreshës së kopshtit

by editor

Prindërve të vajzës së mitur fillimisht u është thënë se e vogla është pickuar në këmbë

Advertisements

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rasti i dhunimit të një vajzë 3-vjeçare, nga edukatorja, në një kopësht privat në kryeqytet.

Advertisements

Burimet bëjnë me dije se prindërve të vajzës së mitur fillimisht u është thënë se e vogla është pickuar në këmbë, por pasi ata i kanë bërë grafi, ka rezultuar se ka thyerje në këmbë. Më pas drejtoresha ka ndërruar versionin e deklaratës duke thënë se vajza ka rënë në nga krevati dhe ka vrarë këmbën.

Por sipas pamjeve, edhe kjo deklaratë duket se bie poshtë, pasi në videon e publikuar në mediat duket vajza shfaqet duke çaluar, duke lënë të kuptohet se ka qenë e lënduar para se të flinte në gjumin e drekës.

Advertisements

Ndërkohë lidhur me ngjarjen, është shoqëruar në polici edukatorja e cila dhunoi vajzën 3-vjeçare, Majlinda Dehima.

Ndërkohë edhe pse ministria e Arsimit në reagimin e saj bëri me dije se kopshti ishte pa licencë, dhe është mbyllur si institucion.

You may also like