Ditën e sotme u shpërndarë në video ku dukej një 31-vjeçar teksa dhunonte fizikisht ish-partneren në publik në sheshin “Skënderbej”.
Advertisements
Në lidhje me ngjarjen ka ardhur reagimi i policë ku menjëherë pas publikimit të videos kanë nisur kërkimet për autorin dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
Advertisements
I arrestuari është 31-vjeçari me inicialet J. C. dhe akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.