Dhu*noi të riun me aftësi të kufizuara dhe më pas i vodhi çantën, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

by editor

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga autoritetet italiane.

Advertisements

Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka goditur me shqelma dhe grushta një të ri shurdhmemec. Më pasi shqiptari i ka rrëmbyer nga dora çantën dhe ka tentuar të arratiset.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Piazza Medaglie d’Oro, përballë stacionit të trenit. Kanë qenë vetë oficerët që kanë vënë re se një i ri ishte i shtrirë në tokë dhe se personi që po e rrihte, sapo i pa, tentoi të arratisej.

Pasi e ndoqën, e bllokuan në Piazza XX Settembre. Ai kishte me vete çantën, celularin, portofolin dhe dokumentet. Viktima, të cilës iu kthye malli i vjedhur, ka pësuar lëndime në fytyrë.

Advertisements

You may also like