Dhunoi TikTok-erin në Pejë, policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizy-t

by editor

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Rigels Rajkut si dhe Bahtijar Bajraktarit.

Advertisements

Të njëjtit janë në kërkim nga policia për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Advertisements

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhen në njoftim.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, mund të kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected].

Advertisements

Noizy ndërkohë pak ditë më parë u përfshi në një përleshje në Pejë me një grup tjetër.

Ai së bashku me grupin e tij dyshohet të kenë rrahur TikTok-erin e njohur, Medi Iseni.

You may also like