Floresha Koçi tregon se prej 25 vitesh ka qenë e martuar me Bledar Koçin dhe prej vitesh është dhunuar prej tij. Por së fundi, pasi ajo zbuloi tradhtinë e të shoqit dhuna ndaj saj u shtua. Floresha disponon edhe video të dhunës, pasi sheh të shoqin në makinë me një vajzë.
Advertisements
“Jam Floresha Koçi 45 vjeçe, prej 25 vitesh jam e martuar me Bledar Koçin. Nga kjo martesë kam dhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë 23 dhe 13 vjeç. Gjatë këtyre viteve si çift kemi pasur debate, si gjithmonë, por gjatë këtyre kohëve të fundit, nga Shkurti i vitit 2024 janë agravuar akoma më shumë për shkak të një tradhtie nga bashkëshorti im me një vajzë 23-vjeçare”, tregon për mikrofonin e emisionit “Stop” Floresha Koçi.
Advertisements
Gazetarja: Pra arsyeja kryesore e mosmarrëveshjeve ishte tradhtia.Floresha Koçi: Po!Gazetarja: Në momentin që u njohe me këtë fakt si e prite?Floresha Koçi: Në fillim nuk e prita mirë, si çdo femër, grua doja që familja ime të mos prishej nga kjo tradhti.Gazetarja: Si shkuan gjërat më tej në familjen tuaj?Floresha Koçi: Shumë keq, u tregua shumë i dhunshëm me mua.Gazetarja: Kur thua i dhunshëm ka qenë dhunë fizike apo dhe psikologjike?Floresha Koçi: Dhe fizike dhe psikologjike, nuk e imagjinon dot se çfarë dhune më ka shkaktuar bashkëshorti im.Gazetarja: Ke fakte për këtë?Floresha Koçi: Po atë natë që unë e kam kapur me të dashurën e tij, ajo ishte në makinë, rrinte në makinë, kurse ky më dhunonte mua. Më gjuan në fytyrë, më kap krahët. Ditën e nesërme jam paraqitur në polici me shenja dhune.Gazetarja: Në momentin që bëre denoncimin në komisariatin e Policisë së Elbasanit, çfarë masash mori ky i fundit?Floresha Koçi: E morën në pyetje dhe e mbajtën për 2 orë brenda, pastaj u lirua. Kam dijeni që bashkëshorti im ka dhënë 2 mijë Euro që ka dalë pas 2 orësh nga arresti.Në një tjetër rast dhune, bashkëshorti Bledari futet në biznesin që kishin bashkë. Kur ai vjen bën debat dhe e godet 3 herë në kokë, duke e ndjekur në banak, thyer celularin dhe gjuajtur me sende të forta. Edhe ky moment, i fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndodh në mes të ditës e në sy të njerëzve.Floresha Koçi: Do të tregoj dhe një rast tjetër që ka qenë pas disa muajsh. Ne kemi pronën dhe biznesin e menaxhoj unë. Aty vjen bashkëshorti im duke bërtitur dhe ulëritur. Unë isha ulur teka tavolina ku rrija gjithmonë, po pija një kafe, vjen dhe fillon të më shajë, ofendojë dhe të më gjuajë. Ngrihem i them “çfarë po bën”, ai nuk ndalon dhe vetëm shan e ofendon në sy të klientëve që unë kisha afër.Policia nuk mori asnjë masë. Episodi i fundit ndodhi në Gjykatën e Elbasanit. Floresha tregoi se prej 3 ditësh i kishte ndërruar jetë e ëma dhe do merrte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Bashkëshorti konfliktohet më vëllezërit e saj dhe policia e Elbasanit merr brenda atë dhe katër vëllezërit, duke lënë agresorin sërish të lirë.Floresha Koçi: Isha ulur duke pirë kafe dhe ai vjen e më dhunon fizikisht dhe psikologjikisht, më godet me kokë.Gazetarja: Çfarë bërë në ato momente?Floresha Koçi: U ngrita. Doja të vetëmbrohesha dhe u futa në banak që të mos më të afroheshe dhe të më dhunonte akoma. Ai afrohet kap tavllat dhe më gjuan. Unë u largova që të vetëmbrohesha, më kap përsëri telefonin, kap dhe diçka tjetër që kisha aty dhe më gjuan.Gazetarja: Dhe kjo është e monitoruar nga kamerat e subjektit?Floresha Koçi: Po.Gazetarja: Pastaj kamerën që ti ke, ia vure në dispozicion Policisë së Elbasanit dhe çfarë ndodhi?Floresha Koçi: Asgjë. Në Qershor të 2024 pas shumë denoncimeve që kisha bërë për dhunën që më ushtronte im shoq, gjykata më dha urdhër të menjëhershëm për 10 ditë. Brenda këtyre 10 ditëve bashkëshorti thyen urdhrin e mbrojtjes dhe gjendet brenda në banesë. Bashkëshorti im ishte i urdhëruar që të mos afrohej 500 metra banesës dhe biznesit ku unë punoj, ndërkohë që e gjej duke fjetur në banesë. E denoncoj.Gazetarja: Çfarë masash mori Komisariati i Elbasanit?Floresha Koçi: Asgjë!Gazetarja: Sa kallëzime ke bërë tek Komisariati i Elbasanit?Floresha Koçi: Mbi 8 ose 10 kallëzime.Gazetarja: Po çfarë ka ndodhur me ato kallëzime?Floresha Koçi: Asgjë!Gjatë arrestimit vëllai i madh kalon parainfarkt. Aktualisht Floresha dhe vëllai i sëmurë janë në arrest shtëpie, ndërsa Bledari sërish i lirë.Floresha Koçi: Episodi i fundit ndodhi në Korrik, ku fatkeqësisht tre ditë më parë kisha humbur nënën. Tre ditë më parë kisha të tretat, u mblodhëm të gjithë si familje, ishin dhe vëllezërit e mi, diskutuam problemet tona. Unë kurrë nuk i kisha vënë në dijeni për dhunën që më ushtronte im shoq. Në drekë kisha një gjyq për urdhër mbrojtje, vijnë vëllezërit e mi, hyjnë në gjykatë ku atje fatkeqësisht nuk ma dhanë urdhrin e mbrojtjes dhe më shtyjnë seancën. I them gjyqtares Aurora Alimadhi “të lutem mos m’i shty më seancat sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë jashtë me këtë njeri”. Pasi ka dalë jashtë ka njoftuar policinë dhe më pas ka provokuar vëllezërit e mi. Ndodh një ngritje e çastit.Gazetarja: Përfundoni të gjithë në polici, për sa kohë qëndruat?Floresha Koçi: Për 6 orë. Mua më dhunuan aty brenda komisariatit. Punonjësja e policisë, Griselda Diçani dhe punonjësi i policisë Xhemal Hoxhaj sepse në momentin që ne zbresin nga furgonin dhe ata marrin vëllezërit e mi i marrin zvarrë nga furgoni për t’i futut në qeli. Aty u ndjeva shumë keq. Situata ime me vëllain, sidomos të madhin 65-vjeçar, ai pësoi një parainfrakt, ku Policia e Elbasanit nuk mori masa. Nga e gjithë e situata që pashë me vëllezërit e mi u bëra bishë. Pas asaj nate më çojnë në Tiranë dhe më mbajnë 5 ditë në arrest, mbas 5 ditësh u paraqita në gjykatë dhe gjyqtarja më jep arrest shtëpiak.Gazetarja: Për sa kohë?Floresha Koçi: Nuk e kanë caktuar akoma, të bëhen hetimet, është në proces.Gazetarja: Ti prej sa kohësh je në arrest shtëpie?Floresha Koçi: Prej 4 muajsh. Unë kërkoj drejtësi, unë e dhunuara prej kaq vitesh rri në arrest shtëpie dhe dhunuesi është i lirë.Floresha Koçi nuk është viktima e vetme e dhunës nga i shoqi. Nga situata e dhunës e kanë pësuar edhe dy djemtë, sidomos i vogli 13 vjeç, që ka tentuar edhe vetëvrasjen.Gazetarja: Si e kanë përjetuar fëmijët këtë situatë familjare?Floresha Koçi: Shumë keq, sidomos djali 13-vjeçar që ka qenë gjithmonë prezent i dhunës që ushtronte bashkëshorti ndaj meje. Dy raste kam që nuk do i harroj kurrë, është djali desh ka kryer vetëvrasje. Atë natë nga dhuna që më ushtronte ka hyrë mes nesh, donte të na ndante, kurse bashkëshorti vazhdonte akoma dhunën. Ai bërtiti dhe tha se nuk duronte dot më dhe donte të hidhej nga kati i katërt i banesës. Aty e kam kapur, e kam shtrënguar fort. Ai ulëriste, qante dhe thoshte “nuk duroj dot më”. Rasti tjetër, kur im shoq më dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht aty ishte dhe djali, qante, doli jashtë në rrugë dhe ishte shumë keq psikologjikisht. E kam kapur mes katër rrugëve.Djali tregon se nuk ka dëshirë ta takojë të atin dhe ka frikë prej tij.Gazetarja: Si je? Si shkoi dita sot?Djali: Mirë.Gazetarja: Si ke qenë këtë periudhë?Djali: I qetë pasi shkëputa kontaktet me babin.Gazetarja: Si ke qenë në këtë situatë familjare?Djali: Kur kisha kontakt me babin isha shumë i stresuar, i traumatizuar nga të gjitha gjërat që kanë ndodhur.Gazetarja: Si shkon në shkollë? Ti ke një psikologe në shkollë apo jo? Komunikon me të?Djali: Po e dinë dhe ato. Nuk më lenë të dal nga shkolla, vjen më merr shoferi aty sepse kam frikë mos më merr babi.Gazetarja: Kam një informacion që në shkollë është paraqitur babi.Djali: Po 2-3 herë.Gazetarja: Brenda në klasë?Djali: Dy herë brenda në klasë dhe një herë që ika, më thanë shokët.Gazetarja: Çfarë kërkonte?Djali: Deshte të më takonte mua.Gazetarja: Pse nuk e ke takuar ti?Djali: Jo!Gazetarja: Pse nuk e takon?Djali: Prej këtyre gjërave që kanë ndodhur.Gazetarja: Çfarë ke menduar nga këto situatat dhune që kanë ndodhur mes mamit dhe babit?Djali: Ky e tregoi veten se kush është kështu që më mirë të pres kontaktet.Gazetarja: Je ndjerë keq në ato momente?Djali: Për mamin po.Gazetarja: Çfarë ke dashur të bësh?Djali: T’i ndaja!Gazetarja: Të ka mërzitur kjo situatë?Djali: Po!Gazetarja: Çfarë ndjen kur shikon babin?Djali: Frikë!“Stop” shkoi tek banesa e 65-vjeçarit, që pësoi parainfrakt në Policinë e Elbasanit.Gazetarja: Jam me zotin Erion Muça. Si jeni sot?Erion Muça: Sot jam pak më mirë. Kalova parainfrak. Isha në ceremoninë mortore të nënës. Motra kishte gjyqin për vendimin për urdhër mbrojtje, gjatë gjyqit ai na provokonte. Bënte shenja, na shante dhe ne shkuam për ta takuar që të sqaroheshim. Në atë kohë ndërhyn policia dhe na kap tre ne vëllezërit edhe motrën. Nuk e di arsyen. Ne nuk dhunuam as atë dhe as policinë. Më kapën për krahu sikur të ishim kriminelë.Gazetarja: Atë moment kalove parainfraktin.Erion Muça: Po. Nuk mbaj mend vetëm kur më çuan në dhomë izolimi, që në orën 15:00 dhe deri në orën 00:00 isha me dhimbje gjoksi.Gazetarja: Ia the këtë shqetësim komisariatit.Erion Muça: Po, ishte turni i dytë.
Gazetarja: Të sollën ndonjë mjek aty?Erion Muça: Asnjë lloj mjek, asnjë lloj mjekimi. Iu thashë që jam keq më merrej fryma dhe kisha dhimbje gjoksi, nuk e morën parasysh. Në orën 12:00 të natës më dërguan në Tiranë në “Mine Peza” në paraburgim, atje nuk më pranoi burgu se më pa që isha sëmurë. Më morën dhe më çuan direk në spitalin e Elbasanit. Më vizitoi dhe më çuan përsëri në Tiranë, në 3:00 të mëngjesit unë kam shkuar në spitalin e Tiranës dhe më vizituan e më shtruan direkte. Më pas më operuan. Tani jam me raport dhe me arrest shtëpie. Nuk është hera e parë që na e bën këtë ky njeri, ka ardhur në orën 1 të natës, ka hyrë në shtëpi me dhunë dhe po bërtiste. E lajmërova policinë, por nuk erdhi më tha hajde atje, shkova me gruan bëmë denoncimin , por nuk u mor asnjë masë./tvklan.al