Dhuratë për festat e fundvitit, skuadra e Vllaznisë i blen makinë Shtëpisë së të Moshuarëve në Shkodër! – VIDEO

by editor

SHKODER- Akt humanizmi i skuadrës së Vllaznisë në këtë fundviti. Skuadra e ka mbajtur premtimin e dhënë disa javë më parë duke blerë një makinë me të ardhurat e grumbulluar nga shitja e biletave nga sfida me Skënderbeun për shtëpinë e të moshuarve Shkodër.

Gjithashtu për të dorëzuar çelësat e makinës kanë qenë 4 lojtarët, të cilët kanë vizituar të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve.

Advertisements

“KF Vllaznia ka bërë ditën e sotme realitet premtimin e bërë në pragndeshjen me Skënderbeun. Nga shuma e grumbulluar nga shitja e biletave të kësaj ndeshje, është grumbulluar një fond i cili ka shkuar për blerjen e një autoveture e cila ka qenë mëse e domosdoshme për Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër. Si rrjedhojë katër futbollistë të skuadrës tonë kanë qenë të pranishëm sot në ambjentet e kësaj Shtëpie jo vetëm për të dorëzuar çelësat e kësaj autoveture, por edhe për të festuar e gëzuar bashkë me gjyshërit duke kaluar disa çaste vërtetë të këndshme bashkë me ta në këto ditë festash”, ka shkruar klubi shkodran në rrjetet sociale.

Advertisements

You may also like