Digjet “shtëpia e barit” në Angli, në spital me djegie te rëndë dy shqiptarë nga Tepelena

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.

Advertisements

Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.

Advertisements

Një shqiptarë në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje i tha Top Channel se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena.

Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.

Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit./ TCh