Dikur u shpreh se nuk donte të jetonte me atë, gazetarja e njohur: Vjehrra ime është adhurim

by editor

Aulona Musta njihet për opinionet e saj të drejtpërdrejta dhe shtatorin e vitit të kaluar, gazetarja e njohur pushtoi kryeartikujt e mediave rozë për shkak të një deklarate të bërë nga ajo në lidhje me vjehrrën e saj.

Përmes një komunimiki me fansat, në atë kohë ajo u shpreh se nuk do të jetonte me vjehrrën dhe vjehrrin.

Advertisements

Ndërkohë që u kritikua ashpër nga ndjekësit në lidhje me këtë deklaratë, ditën e sotme, Aulona ka bërë një postim në profilin e saj të Tik Tok, përmes të cilit ka thënë fjalët më të mira për të, duke u shprehur se është një adhurim.

“Që thoni ju, unë kam vjehrrën më të mirë në botë. Realisht jam e bekuar. Nuk e di, nëse do më pyesnin se cilat janë gjërat më me fat në jetë, unë do thoja që një njëra prej tyre është padiskutim vjehrra imë. Si nuk më mërziti apo të mërzitej njëherë të vetme ai njeri në këto 13 vite. Kurrë, asnjëherë. Burri im është djalë i vetëm dhe thonë zakonisht që nënat e djemve të vetëm janë posesive, por nuk ka të bëjë. Janë thjesht nëna që nuk e duan djalin e tyre, e duan në mënyrë të sëmurë”.

Advertisements

“Një nënë xheloze, posesive dhe që fut sherre në familjen e djalit, nuk e do djalin, është thjesht një nënë e sëmurë. Vjerra ime thotë gjithmonë se për mua ka rëndësi lumturia e djalit tim. Kur unë shikoj që ai është i lumtur, nuk më intereson asgjë tjetër”.

“Para disa kohësh një deklaratë e imja bëri bujë kur shpreha se nuk do të jetoja me vjehrrën, pavarësisht se e dua shumë. Hajde thuaji vjehrrës time që do vish të jetosh me mua edhe me cunin tënd? Jo thotë, unë dua që të jeni rehat dhe nuk dua që të më keni mua nëpër këmbë. Më pyet u lodhe, të lutem Aulona mos u lodh shumë, të lutem se ti punon shumë. Qetësohu pak. Ke ngrënë? Do të të sjellë ndonjë gjë? Ahh kapeni me dorë se do ma merrni msyshm vjehrrën më të mirë në botë”.

Advertisements

“Ose kur hedh unë ndonjë foto me rroba banjo ose me minifunde, me merr në telefon dhe më thotë ‘shpirti im sa bukur që dukesh, sa bukur e ke bërë trupin. Cfarë këmbësh ke. Kur vesh ndonjë gjë të gjatë, më thotë: “Nuk të shkojnë këto, të shkurtrat të shkojnë ty. Eshtë adhurim, e dua. Unë nuk i kam thirrur ndonjëherë mami por Teuta pasi ashtu e kemi marrëdhënien por realisht e dua si mamin tim”, shprehen Aulona në videon e postuar.

https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/7850b9b99ba83f9428d826cde0fe8c61/65a33c8d/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001/owaj4QIVey0FfDSxIEJpAhgQGeAULCgNUCELwI/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C&cv=1&br=3020&bt=1510&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=piJEeMPQ8Zmo0k~m-94jVWJcDpWrKsd.&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=ZDxpNTw7ZDg0ODc2NjpoOkBpajl2ang5cmdycDMzNzczM0BgNi4wYV8tNTExLjUtYS5iYSNqaDYzMmQ0L2RgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=2024011319422934C911657B805AE15B72&btag=e00090000

You may also like