Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje. Meteorologia Lajda Porja tha temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta
Advertisements
“Është një situatë që do kalojë shumë shpejt. Është një masë e ftohtë që ka depërtuar drejt Ballkanit. Shqipëria i kishte kushtet mjaft të favorshme për të pasur reshje dimri dhe ishin parashikuar që këto tre ditë do të ishin me nuanca dimri.
Advertisements
Gjatë kësaj jave nuk do ketë reshje, ndërsa temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta. Deri në mesjave moti të jetë i ftohtë, sidomos mëngjeset”, tha Porja.
Duke filluar nga e marta do kemi rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa të enjten dhe të premten pritet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike. Porja paralajmëron se java tjetër do të jetë tepër e ngrohtë, ku nuk do të mungojnë as ditët e verës.
“Të enjten dhe të premten, zhvendoset kjo valë e ftohtë drejt lindjes së kontinentit, duke kthyer një masë më të ngrohet. E premtja e shtuna dhe e diela do të rikthejë rritjen e temperaturave.
Presim temperature mjaft të larta. Deri të mërkurën do jemi deri në 15 gradë, të premten të shtunën dhe të dielën deri në 22 gradë. Java që vjen me temperatura mjaft të larta, me ditë pranvere dhe disa dit vere”.