“Disa po “flenë gjumë”, Karamuço ngre alarmin: Të pafajshmit mbahen në paraburgim, kush i dëmshpërblen?

Eksperti Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv foli lidhur me institucionet që kontrollojnë veprimtarinë e SPAK të cilat janë 8 institucione. Sipas tij, KLP nxjerrë rezultate vjetore të performancës së punës së prokurorëve, gjë të cilën e ka shmangur me prokurorët e SPAK.

Advertisements

“Ky nuk është një vit zgjedhor për partitë, është edhe për SPAK. Ky vit do rezultate që ishin të pritshme që do ndodhnin. Filloi shumë fortë sepse në bazë të rezultateve prokurorë mund të ketë legjitimin për të garuar sërish. Flasim për KLP që çdo vit nxjerrë vlerësimin për prokurorët.

Advertisements

Më SPAK nuk ndodh, është shtyrë në kohë. Nëse do të kishim një pikëzim çdo vit, në përfundim e kishim panoramën e qartë. Ka 8 institucione për të kontrolluar SPAK. Të shihet si është SPAK në lidhje me ligjet por jo të shkrihet, as organet kontrolluese të jenë duke fjetur gjumë.

Kryeministri të heq nga puna kur fle gjumë. Rastet kur merr një masë dhe del i pafajshëm, paguhesh në bazë të dënimit që ke bërë. Paguajnë taksapaguesit. Nëse ke 4-5 akuza nuk është problem sistemi, je ti.

Prandaj ne sot kemi barën që paguajmë.18 veta u mbajtën në paraburgim dhe dolën të pafajshëm, kush i paguan këta.”