Poetja e njohur, Lindita Ahmeti,është ndarë parakohe nga jeta në moshën 50-vjeçare.
Advertisements
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë i ati, shkrimtari i njohur Xhabir Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”.
Advertisements
“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Lindita Ahmeti ishte vajza e shkrimtarit Xhabir Ahmet si dhe motra e aktorit të ndjerë Luran Ahmeti.
Lindita Ahmeti lindi në Prizren më 26 prill 1973. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Shkup, ajo studioi për filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit.
Ajo vazhdoi letërsinë antike në Universitetin e Tetovës, ndërsa punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Ajo ka shkruar poezi në gjuhën shqipe dhe maqedonase që nga fillimi i viteve të ’90-ta. Ka botuar disa vëllime me poezi.