Disa momente gëzimi u kthyen në tmerr kur një gjyshe 95-vjeçare, të cilës familjarët i kishin mbushur tortën e ditëlindjes me numrin e qirinjve për të plotësuar vitet e saj, rrezikoi të digjej.
Advertisements
Pamjet nisin me gjyshen e gëzuar mes fëmijëve e nipërve të saj në Argjentinë, të cilët i këndojnë një version vendas të këngës së ditëlindjes, teksa ajo është ulur pranë tortës. Ata qeshin e brohorasin për festën e ditëlindjes teksa torta me qirinj të ndezur merr flakë.
Advertisements
Një flakë ngrihet prej saj duke arritur disa centimetra larg fytyrës së të moshuarës. Gjyshja e shtangur hap gojën nga habia dhe bën me shenjë nga flaka, por më pas 95-vjeçarja ngrihet nga tavolina dhe vazhdon e qetë festimet e ditëlindjes së saj.
Pasi video u bë virale në rrjet, mbesa e saj tha: “Gjyshja ime sapo mbushi 95 vjeç dhe familja vendosën ta mbushnin tortën me 95 qirinj. Asnjërit nuk i shkoi mendja se mund të merrte flakë”.
Advertisements
Kur një përdorues pyeti mbesën se çfarë ndodhi më pas me tortën, ajo u përgjigj: “Ne duhet të hiqnim qirinjtë sepse ato ishin ende duke u djegur. Pjesa e sipërme ishte e mbushur me dyll, por e hoqëm atë dhe me pas ishte shumë e ngrënshme”.
Episodi shërben si paralajmërim për festimet e ekzagjeruara që të rinjtë mundohen shpesh të organizojnë pa marrë parasysh të papriturat. Në rrjet shpreheshin si kritika ashtu dhe vlerësime për sjelljen e familjarëve. Shumica e publikut ishin të zbavitur nga ngjarja që mund të kishte përfunduar më keq, sidomos në një kohë kur të moshuarit janë te diskriminuar.
“Festa duhet të ishte menduar më shumë për zbavitjen e gruas së moshuar dhe më pak për gallatën e të rinjve”, shkruante një përdorues.
Ngjarja vjen pas disa episodeve të ngjashme në rrjet ku festimet me zjarr kanë shkaktuar dëme e lëndime mes pjesëmarrësve në evente.
Në një dasëm në Irak së fundmi festa e fishekzjarrëve la dhjetëra të plagosur prej pakujdesisë se pjesëmarrësve, shkruan rrjeti DailyStar.