Divorc pas 30 vitesh, Guardiola ndahet nga bashkëshortja, Cristina Serra

Krizë në fushë, divorc jashtë saj. Pas 30 viteve, Pep Guardiola është ndarë nga bashkëshortja e tij, Cristina Serra. Çifti i famshëm kishin 30 vite bashkë, por vetëm 10 vitet e fundit ishin martuar. Lajmi i bërë publik fillimisht nga mediat argjentinase gjeti konfirmime edhe në Spanjë.

Advertisements

Guardiola dhe Cristina Serra prej kohësh jetonin në shtëpi të ndryshme. Që nga viti 2019, Serra nuk jetonte më në Mançester, por e kishte ndarë jetën e saj mes Londrës dhe Barcelonës, duke u kujdesuar për biznesin e sajë.

Advertisements

Prej disa javësh çifti po reflektonte në lidhje me divorcin, por tashmë gjithçka ka përfunduar. Gjithnjë sipas mediave, ndarja mes tyre ka qenë e qetë duke ruajtur një raport shumë të mirë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567891011PreviousNext
Çifti kanë tre fëmijë nga lidhja e tyre, Maria 24 vjeç, një influencer me 2 milionë ndjekës, Marius djali i tyre 22 vjeç dhe Valentina, akoma minorene.