Lajmi i divorcit të Besit dhe Xhnesilës është një nga lajme më të përfolur këto ditë.
Së fundmi avokatja Nexhi Beqiri, ka deklaruar se Besi dhe Xhensila në fakt janë nën një hetim pasurie dhe çështja e divorcit është thjesht një manovër për të shpëtuar pasurinë e tyre.
Advertisements
Lidhur me këtë deklaratë, ditën e sotme, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjanit, ka bërë një reagim në profilin e tij në “Facebook”, përmes të cilit e ka konsideruar totalisht “idiote”, deklaratën e avokates, duke sqaruar se Bes Kallaku nuk ka asnjë detyre publike, që të jetë nën hetim.
Advertisements
“Le pastaj teoria krejt idiote, por idiote fare që divorci na qenka i sajuar se po i bëhet hetim pasuror!!! Në RTSH madje kishte dalë të fliste me kompetencë edhe një avokate për këtë gjë!!! O zot, a je kund?!
Po si ka mundësi që një helm dashakeqës i psikopatisë port’halore bëhet çështje kaq e debatueshme në media kombëtare madje?! Po ç’hetim pasuror mo?! Jeni apo bëni vetë?! Pini more ilaçet, lëreni kamomilin! Po pse mo hetimi pasuror ka dalë në pazar dhe bëhet me çmim shumice?! Ç’detyrë publike mban Bes Kallaku?! Meqë flisni me siguri, në kuadër të cilit procedim bëhet hetimi?!
Ja ta zëmë se i qenka hapur hetim pasuror, për qejf të helmit mediatik, si e shpëton divorci pasurinë?! Ua ua ua ua çfarë helmi!? Çfarë llogjike?! Biles edhe me shërbim avokatie, media është gati për gjyq popullor! Ptu!” thotë Manjani në reagim.