Rrëfimi i radhës në “Ka Një Mesazh Për Ty” vjen ndryshe këtë herë pasi nëna ka zgjedhur që të ruajë anonimitetin e saj dhe të djalit. E vendosur pas një kuinte në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ajo tregon për martesën me mblesëri dhe mjaft të nxituar me ish-burrin.
Advertisements
Familja e tij donte që brenda 3 ditësh të përfundonte gjithçka. Pas martese, ajo kupton se bashkëshorti largohej shpesh nga Shqipëria, bënte jetë të shthurur dhe ishte përdorues droge. Ndërkohë, kishte shumë mosmarrëveshje me ish-vjehrrën ndërsa kur mbeti shtatzënë, ish-bashkëshorti e dhunoi pasi nuk donte që fëmija të lindte.
Advertisements
Njëkohësisht, ajo kishte probleme me shëndetin pasi kishte gjakrrjedhje të shpeshta nga hundët, gjendje të fikëti që zgjaste disa orë ndërsa kur lindi fëmija, pati edhe ai probleme të rënda shëndetësore.
Nëna: Kur bëhet fëmija 3-muajsh, i fillon një temperaturë në shtëpi. Kjo temperatura zgjat deri në 6 muaj, por 3 muaj e kam mbajtur në shtëpi, me temperaturë.
Ardit Gjebrea: Si, i zgjati 3 muaj temperatura?
Nëna: 3 muaj fiks, 24 në 24 orë në ditë, vetëm një ditë të javës i bënte pushim temperatura herë pas here pastaj e çonim në urgjencë. Ngrihet babi im pas…
Ardit Gjebrea: Ndërkohë temperatura i vazhdonte.
Nëna: Po i vazhdonte sepse unë nuk i tregoj familjes. Në momentin që fëmija përkeqësohej, ata nuk më çonin te babi, më bënte presion vjehrra, “nuk ke për të ikur te babi”, thuaji që nuk do të vij dhe unë i thoja babit që nuk do të vij, nuk i tregoja që fëmija ishte keq. Vjen babi, shikon që çuni ishte… të digjte, ç’të të them, me 42 temperaturë dhe e sheh babi çunin kështu, çfarë ka çuni tha? flet ish-vjehrra, mashtrimet u mblodhën dhe i thotë “çuni është me temperaturë, jo e ka sy, jo kështu, jo ashtu”, babi thotë “jo, fëmijën nuk e lë kështu, do ta marr do t’i bëj analiza e kontrolle, të gjitha, nuk do t’i lë asgjë që të paktën të dimë çfarë ka fëmija”.
Me shumë këmbëngulje, ajo arriti ta dërgonte fëmijën në spital, por me t’u kthyer në shtëpi u përball me një tmerr.
Nëna: Muajin e fundit të 3-mujorshit bëri vdekje klinike.
Ardit Gjebrea: Si vdekje klinike?
Nëna: Në shtëpi. Aty pastaj, çuni po jepte jetë dhe zihem me ish-vjehrrën, i them ish-kunatit, e marr fëmijën në krah, unë do ta çoj në spital tani, nuk e mbaj më fëmijën në këtë gjendje, bëni ç’të doni, nuk më intereson se çfarë do të ndodhë me mua. Ish-kunati më thotë “hajde ta çojmë në spital” sepse fëmija ishte në ato momentet e fundit dhe kishte vetëm gërhitje, i kishin ikur sytë.
Nëna tregon se më pas kaluan 1 muaj në spital, nën mjekim. Mjekja i drejtoi për në Tiranë ku ndenjën tri javë në pediatri derisa i transferuan te Spitali Infektiv ku mësuan diagnozën e djalit
Nëna: Diagnoza e djalit tim është zbuluar në momentin që ne transferohemi te spitali tjetër.
Ardit Gjebrea: Cili?
Nëna: Aty ku fëmija im është sot, tek Infektivi. Aty ndryshoi çdo gjë.
Ardit Gjebrea: Cila ishte diagnoza e djalit?
Nëna: Me HIV/AIDS.
Ardit Gjebrea: 5-muajsh?
Nëna: Po.
Rrjedhimisht, edhe nëna u diagnostikua me HIV/AIDS pasi ishte bartëse e tij e që më pas kishte kaluar te djali./tvklan.al