Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar historia e një të mituri 15 -vjeçar nga Devolli i cili u ngacmua seksualisht nga një 45-vjeçar. Nëna e të miturit në një lidhje telefonike në studio, ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes.
Advertisements
Sipas saj ditën e ngjarjes pasi ishte kthyer nga puna, kishte parë që djali ishte shumë i trembur.Ai nuk i kishte treguar asgjë për ngjarjen, por shoku i tij kishte këmbëngulur që të rrëfente se çfarë kishte ndodhur. Ajo theksoi se autori e kishte ngacmuar djalin edhe disa herë të tjera, duke i ofruar lekë që më pas të abuzonte me të. Ditën e ngjarjes i mituri kishte shpëtuar duke ikur me vrap pasi e kishte shtyrë 45-vjeçarin.
Advertisements
Ai ndodhet në gjëndje të rënduar psikologjike, dhe aktualisht po kryen disa analiza në spitalin e Korçës. Nëna e 15-vjeçarit kërkon drejtësi dhe shprehet se nuk do të tërhiqet nga padia.
“Ditën e ngjarjes pasi mbarova punën, shkova në shtëpi dhe aty pashë djalin i cili ishte shumë i trembur. E pyeta se çfarë kishte ndodhur por nuk më tregoi asgjë, dhe pas këmbënguljes së shokut më rrefeu ngjarjen. Autori e ka ngacmuar edhe 3 herë të tjera duke i ofruar lekë që më pas të kryente marrëdhënie me djalin. Ai më shpjegoi se kishte shpëtuar duke e shtyrë dhe kishte arritur të ikte me vrap . Djali është në gjëndje të rënduar psikologjike dhe po kryen disa analiza në spitalin e Korçës. Unë dua drejtësinë e djalit tim, nuk tërhiqem nga padia” përfundoi ajo.