Elidon Shehu, psikolog kriminalist, tha se sipas tij djali i vogël i familjes Meta është bërë rastësisht pjesë e bashkëpunimit në fshehjen e vrasjes së babait.
Advertisements
I ftuar në një intervistë televizive, Shehu tha se sipas tij Amarildo Meta, në momentin kur ka marrë vesh krimin e bërë nga motra Hygerta Meta dhe vëllai Hysen Meta, ka dashur t’i ndihmojë ata në fshehjen e provave, pasi e ka marrë rrjedha e ngjarjes.
Advertisements
Nga ana tjetër, psikologu tha se është edhe nëna e tre fëmijëve të përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës, sipas tij ajo ka qenë në një situatë shumë të vështirë, e tashmë sipas tij ajo e ndien veten fajtore.
“Aty është diskutuar shumë, është folur edhe për mekanizmin se si do të ndodhë vrasja. Kjo është familjarizuar me ta, por mekanizmi se si do të ndodhte nuk ka qenë e mirëorganizuar nga ata. Mendoj se vëllai i vogël është bërë rastësisht pjesë e bashkëpunimit në krim.
Më pas atë e ka marrë rrjedha, ka menduar të ndihmojë që ta fshehë. Nëna nga ana tjetër, mendoj se siç ndodh në pjesën më të madhe të këtyre situatave, ajo është një grua që e ka të vështirë edhe jetën te prindërit e saj. ajo ka një histori gjakmarrje. Duke kaluar koha ajo ka filluar të mendoj se është shkaku”,-tha psikologu kriminalist.