Avokatja e Ylber Jakut, e caktuar nga shteti, ka rrëfyer dinamikën e vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahu nga fqinji i tij, pas sherrit mes prindërve të tyre për pronat.
Advertisements
Aurora Guska, përfaqësuesja ligjore e autorit, ka treguar se familja e viktimës kishte tentuar t’i bllokuar rrugën që e çonte drejt shtëpisë babait të autorit.
Advertisements
Në sherr është përfshirë edhe motra e Reshit Sallahut, e cila ka dhunuar me sopatë prindërit e Ylber Jakut, duke ndezur gjakrat mes dy familjeve.
“Për të mos pasur konflikte të mëtejshme, babai i të arrestuarit ka marrë në telefon të birin dhe i ka thënë që ‘kemi bërë një aksident dhe ndodhemi në spital’. Ylber Jaku punonte në Has, nuk është e vërtetë që ka ardhur nga Anglia, jo ndodhej në Has, merret me ndërtim. Kur ka shkuar tek Trauma dhe ka parë prindërit e tij në atë gjendje, sidomos nënën e tij që është në gjendje më të rëndë shëndetësore, është tronditur shumë. Ka fikur telefonin”, ka treguar avokatja.
Ndërkohë Agim Jaku, babai i autorit, sipas saj i ka dërguar policisë pafund telefonata dhe mesazhe duke i kërkuar të shangnin ngjarjen kriminale, por blutë nuk kanë marrë asnjë masë.
“Vetë Agim Jaku, kam të gjitha telefonatat dhe mesazhet e tij duke filluar nga ora 09:49 deri në 11:13 kanë qenë telefonata dhe mesazhe pafund, ku Agim Jaku ka njoftuar policinë se djali im ka dalë jashtë kontrollit dhe evitoni ndonjë ngjarje të mundshme.
Por s’është marrë asnjë masë, ngjarja ka ndodhur 3 metra larg oborrit të viktimës”, deklaroi ajo.
Avokatja: Prindërit e Ylber Jakut kanë një konflikt pronësie, për të kaluar në banesën e tyre. Familja e viktimës nuk e lejonte dhe kanë qenë në proces gjyqësor për 20 vite. Para dy javësh babai i të arrestuarit, Agim Jaku ka marrë në telefon policinë ka njoftuar dhe është shprehur se personi me të cilin kishte konflikt, babai i viktimës, kishte marrë një fadromë dhe po prishte rrugën që e çonte drejt shtëpisë.
I gjendur përpara këtij fakti, babai i viktimës ka shkuar në polici dhe ka thënë ‘ma hiqni Agimin ose unë hakmerrem’. Vajza që ndodhet në arrest shtëpie, ka marrë një sëpatë dhe ka dëmtuar të dy prindërit e të arrestuarit.
Për të mos pasur konflikte të mëtejshme, babai i të arrestuarit ka marrë në telefon të birin dhe i ka thënë që ‘kemi bërë një aksident dhe ndodhemi në spital’. Ylber Jaku punonte në Has, nuk është e vërtetë që ka ardhur nga Anglia, jo ndodhej në Has, merret me ndërtim. Kur ka shkuar tek Trauma dhe ka parë prindërit e tij në atë gjendje, sidomos nënën e tij që është në gjendje më të rëndë shëndetësore, është tronditur shumë. Ka fikur telefonin. Vetë Agim Jaku, kam të gjitha telefonatat dhe mesazhet e tij duke filluar nga ora 09:49 deri në 11:13 kanë qenë telefonata dhe mesazhe pafund, ku Agim Jaku ka njoftuar policinë se djali im ka dalë jashtë kontrollit dhe evitoni ndonjë ngjarje të mundshme.
Por sështë marrë asnjë masë, ngjarja ka ndodhur 3 metra larg oborrit të viktimës. Vetë Ylber Jaku s’ka bërë rezistencë. Ka qenë daja i tij që ka marrë në telefon policinë, ka ardhur policia në shtëpinë e Ylber Jakut, s’ka bërë rezistencë dhe është vetëdorëzuar. Ylber Jaku ka shtetësi angleze, ka bashkëshorten angleze dhe dy vajza. Ai kërkoi në gjykatë përfaqësues të ambasadës angleze.