Ylli i njohur i “OnlyFans”, Lucy Banks, tani është një nga personalitetet më të njohura të medias në Australi. Por në shtëpi, ajo është thjesht nënë.
Advertisements
Prandaj, bukuroshja brune u trondit kur djali i saj e pyeti së fundmi në lidhje me karrierën e saj të ‘egër’.
Advertisements
Duket se dikush i kishte thënë fëmijës së saj se çfarë pune bënte ajo, duke e çuar në një situatë të pakëndshme.
“Dikush i tha djalit tim që unë punoj në “OnlyFans” dhe ai më pyeti një ditë për sekretin tim. E pyeta nëse e dinte se çfarë ishte dhe ai u përgjigj ‘është ai vendi ku shet foto nudo’. E pyeta se kush ia kishte dhënë këtë informacion, por ai nuk tregoi në asnjë moment. Prandaj e pyeta se ‘si ndihesh për këtë?’ dhe u habita nga përgjigja e tij”, ka treguar Lucy.
Kjo e fundit shtoi se djali i saj nuk ishte shumë i shqetësuar nga karriera e saj e ‘egër’ në internet.
“Ai më tha ‘është mirë, kujt i intereson? Njerëzit bëjnë gjëra më të këqija për para, ke dëgjuar për vrasës?’”, tregoi Lucy, e cila shtoi: “Kjo çoi në një dialog të hapur dhe të shëndetshëm me djalin”.
I biri i kishte thënë gjithashtu se ‘nëse je e lumtur, atëherë kjo më bën të lumtur’.